Shënoi tripletë ndaj Spanjës, Ronaldo: Kjo është puna e shumë viteve!

Cristiano Ronaldo ishte ylli i mbrëmjes së sotme, teksa shënoi tre gola në barazimin spektakolar ndaj Spanjës. Duke folur për mediat pas ndeshjes, ylli portugez është shprehur se ai thjeshtë ka bërë detyrën e tij.
“Kjo është puna e shumë viteve. Njerëzit gjithmonë kanë besuar te unë dhe unë punoj për vendin tim. Ne përpiqemi të fitojmë. Barazimi është i drejtë për mënyrën sesi shkoi ndeshja. Spanja ka kontrolluar lojën.
Ekipi ka sakrifikuar deri në fund, ne po përballemi me një nga favoritët për të fituar Botërorin”, deklaroi më tej Cristiano Ronaldo. Me këtë rezultat Portugali tregoi se do të jetë një kockë e fortë për çdo kundërshtar.
KOHA JONË SONDAZH

