Shënoi vetëm 12 gola, Sadio Mane “divorcohet” nga Bayerni në verë
Sadio Mane në fundin e këtij sezoni pritet të largohet nga Bayerni. Mediat gjermane bëjnë me dije se lojtari dhe klubi kanë rënë dakord që ndërpresin bashkëpunimin pas përfundimit të sezonit, pa detyrime kontraktuale.
Një situatë e tillë u nxit pas problematikave të fundit tek kampionët e Gjermanisë, ku pati një konfrontim fizik mes Sanë dhe Mane. Edhe pse çështja u sqarua, një veprim i tillë ka sjellë krisjen mes palëve që kanë gjetur dakordësinë për të ndarë rrugët në verë.
Sulmuesi iu bashkua skuadrës gjermane vetëm vitin e kaluar në një marrëveshje prej 35 milionë paundësh. Këtë sezon senegalezi shënoi 12 gola në të gjitha kompeticionet, por nuk arriti dot që të plotësojë boshllëkun e lënë nga Robert Leëëandoëski .
KOHA JONË SONDAZH

