Sherif Kallaku largohet nga skuadra e Teutës

Vijojnë largimet te skuadra e Teutës, ku i fundit që ka bërë valixhet gati është Sherif Kallaku. Mesfushori ofensiv, u transferua gjatë merkatos së janarit nga Tirana tek ekipi bregdetar. 25-vjeçari shënoi 8 gola mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë në aventurën e tretë te Teuta.

Kallaku është largimi i tretë nga Teuta, që më parë është ndarë me Albion Markun dhe Ildi Grudën.

“Faleminderit Sherif Kallaku! Sherif Kallaku, nuk do të jetë më pjesë e skuadrës blu. KF Teuta falënderon mesfushorin për kontributin e tije me fanellën e Teutës, duke i uruar shumë fat dhe suksese në vazhdim të karrierës”, lexohet në komunikatën zyrtare të klubit të Superiores.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?