Shifrat e frikshme, skuadra e dytë e Juventusit vlen 500 milionë euro
Keni gjysmë miliard euro për të shpenzuar? Mirë, e kemi skuadrën e duhur për ju, ngjyrat janë të njohur, futbollistët gjithashtu. Në javën e parë të kampionatit ata qëndruan në stol për të parë shokët e tyre. Po flasim për skuadrën e dytë të Juventusit, ose e thënë ndryshe Juve B. E nisim nga Gigi Buffon, më pas vijojmë me linjën defensive të përbërë nga Cuadrado (20 minuta ndaj Parmës), De Ligt, Demiral, Danilo dhe Rugani. Një mbrojtje që vlen në total plotë 150 milionë euro.

Le të kalojmë në mesfushë, atje ku jo pak emra të njohur si Bentacur, Emre Can, apo Rabiot. Jo keq, ndërkohë që nuk duet të harrojmë as Ramsey, apo Bernandeschi (i aktivizuar për disa minuta në Tardini). Mesfusha e gjitha në total arrin shifrën e 195 milionë eurove.
Edhe reparti i sulmit nuk është aspak i thjeshtë, pasi Paulo Dybala dhe Mario Mandzukic formojnë së bashku një kopje që arrin në 100 milionë euro. Nuk duhet harruar që te skuadra torineze nën kontratë janë edhe Pjaca dhe Perin. Besojeni ose jo, por skuadra e dytë e Juventusit vlen 500 milionë euro. Një luks që mund ta ketë vetëm trajneri Sarri këtë sezon, me objektivin e madh për të synuar fitimin e Champions League. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

