Shkarkimi i trajnerit të Juves, Allegri: Dje darkova me presidentin Agnelli

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka folur për situatën që po kalon te skuadra bardhezi. Strategu i njohur ka hedhur poshtë zërat për një shkarkim të mundshëm, duke rrëfyer se ka darkuar dje me presidentin Agnelli.

“Këto dy ditë kemi parë ndeshjet e Championsit, madje Ajax kishte kërkuar që të mos luante për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen. Tani duhet të bëjmë të tjera fitore për të thelluar avantazhin. Mungojnë ende 18 pikë dhe 6 fitore. Nesër do të jetë stërvitja e fundit. Dybala pasi mori një goditje është më mirë, Mandzukic ka dhimbje në gju, por është më mirë. Ronaldo është në dispozicion. Bonucci dhe Chiellini janë në dispozicion, por nuk do të luajnë. Cancelo dhe Pjanic janë skualifikuar, ndërkohë që Douglas Costa është duke u përmirësuar ndjeshëm, jo për nesër, por për të martën. Nesër duhet të bëjmë një prezantim sa më të mirë për të qenë sa më të gatshëm për ndeshjen e së martës,

Takimi me presidentin Agnelli? Ka ndryshuar gjithçka pasi jemi takuar dje. Le të flasim seriozisht të gjitha gjërat që janë shkruar për largimin tim, janë qesharake. Dy persona inteligjentë si unë dhe presidenti, kemi punuar prej 5 vitesh së bashku dhe kemi ndërtuar diçka të rëndësishme. Nuk kemi pasur asnjë mosmarrëveshje. Kemi qenë në darkë së bashku dhe kemi ngrënë mirë. Kemi folur dhe kemi vendosur për të folur për rinovimin e kontratës kur të përfundojë sezonit. Shpresoj që tani e mbrapa të mos shkruhet që Allegri shkarkohet nga presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur erdha 5 vite më parë ekzistonte frika për të kaluar fazën e grupeve, ndërkohë që më pas luajtëm mundësitë për të fituar Championsin. Në futboll nuk duhet pasur asnjëherë nënvlerësim, mjafton të shohim rezultatet e këtyre ditëve. Të fitosh është e vështirë, por Juventus ka ndërtuar një bazë të fortë dhe do të luajë shanset e saj në Champions”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?