FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shkarkohet Rafa Benitez, Reali ia beson stolin legjendës Zizu

 

Rafael Benitez prej ditës së sotme nuk do të jetë më trajneri i Realit të Madridit.

Vendimin për largimin e ish-trajnerit të Liverpul dhe Napolit, drejtuesit e klubit madrilen e morën pas barazimit të një dite më parë, në ndeshjen e La Liga përballë Valencias, 2-2.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Los Blancos” kaluan dy herë në avantazh me Karim Benzema e Gareth Bale, por mbetën me 10 lojtarë në 25 minutat e fundit, duke qenë se Mateo Kovaçiç u ndëshkua me karton të kuq dhe nuk  mundën dot të ruanin avantazhin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pozitat e Benitezit u tronditën shumë dhe largimi i tij dukej i pashmangshëm që pas humbjes së thellë 0-4 përballë rivalëve historik të Barcelonës, disa javë më parë.

Benitez i pyetur së fundmi, një ditë para shkarkimit, justifikoi barazimin, por duket se ndjeu shkarkimin nga presidenti Perez.   

Në vend të tij në detyrën e trajnerit të Real Madrid besohet se do ta marrë zyrtarisht një ish-futbollist legjendar i madrilenëve dhe i Francës,  Zinedine Zidane, i cili aktualisht mban postin e trajnerit të Real Madrid Castilla. Zidane konfirmohet trajner për herë të parë i një ekipi elitar, por pritet zyrtarizimi i tij nga klubi madrilen, që vendosi sot shkarkimin nga detyra të Rafa Benitez.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?