“Shkëndija” mes Hamilton dhe Vettel: Prisja të ta hiqja atë buzëqeshje nga fytyra

Lewis Hamilton ka siguruar “pole position” në Çmimin e Madh të Australisë pasi ka bërë një xhiro të jashtëzakonshme në kualifikueset e 3-ta.

Hamilton, 33 vjeç, ka befasuar pilotët e Ferrari-t, Kimi Raikonnen dhe Sebastian Vettel, të cilët do të nisen mbrapa krahëve të tij mëngjesin e nesërm.

Në konferencën për shtyp pas provave zyrtare, britaniku është pyetur në lidhje me xhiron e tij të fundit: “Ju siguroj që nuk kam përdorur asgjë të veçantë në xhiron e fundit. Nuk ka pasur asgjë ndryshe nga Q2 deri në fundin e Q3. Nuk kishte asnjë buton ekstra apo diç ka tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vettel ka ndërhyrë dhe ka pyetur: “Çfarë po bëjë më përpara, atëherë?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Hamilton është përgjigjur menjëherë: “Po prisja të bëja një xhiro të mirë dhe të ta hiqja buzëqeshjen nga fytyra”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?