“Shko q*** gjyshen tënde”, Todibo rrezikon dënimin pas ofendimit ndaj Haaland

Derbi i Ruhrit riktheu emocionet e futbollit gjerman këtë fundjavë duke i dhënë një sinjal të gjitha shteteve europiane se është koha për të nisur edhe pse duke zbatuar një protokoll të rreptë masash sigurie.

Dortmundi fitoi thellë 4-0, ndërkohë që Erling Haaland shënoi një gol shumë të bukur. Gjithsesi sulmuesi norvegjez përveç momenteve të bukura pati edhe një episod të pakëndshëm në derbin e Ruhrit.

Mungesa e tifozëve ndikon që të dëgjohen bisedat mes lojtarëve të një skuadre, ulërimat e trajnerëve dhe ofendimet me rivalët. Jean-Clair Todibo nuk është kursyer ndaj Erling Haaland, teksa e ka ofenduar keq goleadorin norvegjez. “Ik q*** gjyshen tënde“, i ka ulëritur Todibo kundërshtarit gjatë një goditje këndi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrojtësi francez, i cili pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes, tani rrezikon seriozisht të dënohet me disa ndeshje pezullim nga komisioni i Disiplinës i Bundesligës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?