“Shko q***”, Guardiola shan arbitrin, por më pas shkon për ta pëqafuar (VIDEO)
Pep Guardiola nuk është se ishte shumë i kënaqur mbrëmjen e djeshme në ndeshjen e City-it kundër Dortmundit. Strategu spanjoll nuk u përmbajt dot. Guardiola shpërthen në protesta dhe lëshon disa fjalë më shumë.
“Fuck off” (që përkthehet në shqip shko q***). Orsato e shikon me habi, duke shprehur habinë se çfarë ka bërë gabim. Arbitri italian e ndëshkoi me karton të verdhë dhe me pas e ngushëlloi. Në fundin e ndeshjes ndërkohë strategu spanjoll i kërkoi falje Orsatos.
Arbitri i është afruar, duke e përqafuar dhe buzëqeshur, duke bërë që të harrojë arrogancën e shfaqur gjatë duelit. /R.Lika-Koha Jonë/
Why is Pep like this? 😂#UCL pic.twitter.com/HJJWN4CREg
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 14, 2022
KOHA JONË SONDAZH

