Shkodran Mustafi: I lumtur, që më kërkon Real Madrid

Real Madrid po kërkon një qendërmbrojtës në rast të largimit të mundshëm të Sergio Ramos. Në Gjermani janë të bindur se i përzgjedhuri i klubit madrilen është Shkodran Mustafi. Vetë lojtari me origjinë shqiptare i Valencias ka deklaruar për ‘Sport1’: “Në këto momente jam me pushime, por kush nuk do të lumturohej nëse do ta kërkonte Reali. Kjo tregon që kam zhvilluar një sezon të mirë”.

Babai i futbollistit, Kujtim Mustafi, ka deklaruar për mediat gjermane se ka kontaktuar në telefon me drejtuesit e 10 herë kampionëve të Europës dhe ka shtuar se do të ndihej shumë krenar, nëse djali i tij do të nënshkruante me Realin.

Valencia pagoi 8 milionë euro sezonin e kaluar për të blerë Shkodran Mustafin nga Sampdoria dhe futbollisti i kombëtares gjermane ka një kontratë deri në vitin 2019 me klubin spanjoll, me një klauzolë lëshimi prej 50 milionë eurosh, shifër të cilën Real Madrid nuk ka ndërmend ta paguajë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Objektiv i madrilenëve është edhe mbrojtësi tjetër i Valencias, argjentinasi Otamendi, si dhe Bonucci (Juventus), Laporte (Athletic Bilbao) dhe Koscielny (Arsenal).

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?