FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shmanget tragjedia në Holandë, shembet nga era stadiumi i Alkmarit

Shmanget tragjedia në Holandë pas shembjes së një pjesë mbuluese të stadiumit të Alkmaarit, për shkak të motit të keq. Një pjesë e çatisë nuk ka mundur t’u rezistojë erërave të forta, duke rënë mbi ndenjëset e tifozëve.

 

Për fat të mirë, skuadra e AZ Alkmaar, këtë javë luan në transfertë me Waalwijk (të dielën), kështu që është shmangur një tragjedi njerëzore, pasi nëse do të ndodhte në momentin e një ndeshjeje, pasojat do të ishin katastrofike.

Swiss Digital Desktop Reklama

“AFAS Stadion” ka një kapacitet prej 17 023 personash dhe është ndërtuar në qytetin e Alkmaarit, 25 milje në veriperëndim të kryeqytetit të Holandës, Amsterdam.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?