Shoqërohet me mafiozë, jeta e Oliver Kahn në rrezik

Oliver Kahn ka tërhequr së fundmi vëmendjen e mediave gjermane. I pranishëm në një ceremoni promovimi garash me kuaj në Këln, ai shoqërohej nga tre roje sigurie, të cilët dukeshin tipa të dyshimtë.

Gazeta prestigjoze “Bild” bëri kërkime mbi ata persona dhe rezultoi që dy prej këtyre truprojave janë pjesë e një bande kriminale.

Ata kanë edhe precedentë penalë për krime të dhunshme: sulme, kërcënime, ndërkohë që njëri prej tyre është përfshirë edhe në shkëmbim zjarri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në artikull thuhet se ata mund të jenë pjesëtarë të kartelit të Engjëjve të Ferrit “Honorfield”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë, “Bild” këmbëngul se një legjendë si Oliver Kahn, ndodhet në rrezik pasi prania e këtyre personave është një kërcënim i madh për ish-portierin legjendar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?