Short “ferri” për Partizanin dhe Ballkanin në Champions League, ja rivalët

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Champions League. Partizani do të ketë kundërshtarë shumë të vështirë në këtë raund, pasi do të përballet me një ekip të njohur si BATE Borisov.

Bate Borisov është klubi më i titulluar në Bjellorusi me 15 tituj të fituar, 13 prej të cilëve radhazi. Partizani do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi, ndërsa atë të kthimit në transfertë.

Ndeshjet e para të kësaj përballje të dyfishtë do të luhen në 11-12 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit një javë më pas në 18-19 korrik. Fituesi kualifikohet në turin e dytë të Champions, ndërsa humbësi shkon në turin e tretë të Conference League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ballkani do të vendoset përballë skuadrën e Ludogorets, një short “ferri” për ekipin nga Suhareka, ndërsa Struga do të ketë rivalë në këtë raund skuadrën lituaneze të Zalgiris, ekip që ka eliminuar Ballkanin në raundin e parë të Champions League sezonin e kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?