FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shorti i Champions League, Juventus përballë Tottenham

Ka nisur në Nyon të Zvicrës hedhja e shortit të fazës së 1/8-ve të Champions League. 16 ekipet janë të ndara në dy grupe. Skuadrat e renditura si kokë grupi do të përballen me vendet e dyta.

Grupi i parë është i përbërë nga Manchester United , Psg , Roma , Barcelona , Liverpool , Manchester City, Besiktas dhe Tottenham.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë Basel, Bayern Munchen, Chelsea, Juventus, Sevilla, Shakhtar Donetsk, Porto, Real Madrid.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti parë është i dalë nga shorti është Juventus-Tottenham.

Swiss Digital Mobile Reklama

Reali i Madridit rrezikon të gjejë në këtë fazë kundërshtarë si Manchester United, Psg dhe City. E vështirë pritet të jetë përballja edhe për Bayernin, por edhe Juventusin, pasi renditen në vazon e dytë.

Kjo fazë e Champions League është historike për futbollin anglez, pasi për herë të parë ka 5 skuadra ende në garë për të fituar trofeun.

***
Ndërkohë, pas hedhjes së shoerit të Champions League do të hidhet shorti edhe për Europa League. Në këtë kompeticion, krahas 24 skuadrave të kualifikuara, u shtua edhe me 8 skuadra që i mbyllën grupet e Championsit në vendin e 3-të, si Atletico Madrid, Napoli, Borusia Dortmund, etj. Edhe këtu skuadrat ndahen në 2 vazo, ku në të parën bëjnë pjesë 12 ekipet e renditura të parat ne grupe dhe 4 ekipet me më shumë pikë, të ardhura nga vendi i 3-të i Championsit. Në vazon tjetër, bëjnë pjesë 12 ekipet që përfunduan të dytat dhe 4 ekipet e tjera të ardhura nga Champions League.

Vazo 1: Milan, Arsenal, Atalanta, Athletic Bilbao, Atlético Madrid, Braga, CSKA Moskva, Dynamo Kyiv, Lazio, Leipzig, Lokomotiv Moska, Plzeň, Salzburg, Sporting, Villarreal, Zenit

Vazo 2: AEK Athinë, Astana, Celtic, Crvena zvezda, Dortmund, FCSB, Køpenhagen, Ludogorets, Lyon, Marseille, Napoli, Nice, Östersund, Partizan, Real Sociedad, Spartak Moska.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?