Shorti për raundin e dytë të Championsit/ Partizani nëse kualifikohet do të sfidojë ekipin qipriot
Pasi mësuan kundërshtarët e raundit të parë në Champions League, skuadrat kampione Partizani, Struga dhe Ballkani mësuan edhe kundërshtarët e raundit të dytë, gjithnjë nëse ia dalin me sukses në raundin e parë.
Partizani në raundin e parë do të përballet me bjellorusët e Bate Borisov, ndërkohë që nëse ia del me sukses atëherë do të përballet me Aris Limasol të Qipros në raundin tjetër.
Nga ana tjetër, Ballkani do të ndeshet me Ludogorets në raundin e parë dhe nëse ia del t’i kalojë bullgarët në raundin e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Olimpija Ljubjana-Valmiera.
Struga në rast se ia dalin me sukses ndaj lituanezëve të Zalgiris atëherë do të përballen me gjigandët turq të Galatasarayt.

KOHA JONË SONDAZH

