Shpërthen ish-presidenti i Juves: S’dua ta shoh te Sarrin te bardhezinjtë, gishti i mesit …

Maurizio Sarri vijon të mbetet një nga kandidatët që mund të marrë drejtimin e Juventusit gjatë kësaj vere, por mbërritja e tij në Torino, nuk do të thotë se do të mirëpritet nga të gjithë. Giovanni Cobolli Gigli, ish-presidenti i bardhezinjve, ka dhënë opinionin e tij në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”.

“Sarri nëse dëshiron të rikthehet në Itali për familjen, por si tifozë nuk dua ta shoh te Juventusi. Gishti i mesit ndaj tifozëve? Nëse ai duhet ta tregojë aty ku e di …”.

Ai i referohet një gjesti të bërë nga Sarri para një ndeshje të Napolit ndaj Juventusit nga autobusi. Por ky është vetëm një nga aspektet që Cobolli Gigli nuk pëlqen te ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një trajner i madh, por për Juventusin ka thënë shumë gjëra të pakëndshme. Nuk ka mjaftueshëm klas për të drejtuar Juventusi, me siguri që avokat Agnelli nuk ka përzgjedhur atë”, deklaroi ish-presidenti. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?