Shqipëri-Norvegji/ Nordikët në avantazh, Rosted mposht Strakoshën (VIDEO)
Po luhet miqësorja mes Shqipërisë dhe Norvegjisë në “Elbasan Arena”.
SHQIPERI-NORVEGJI 0-1
Rosted 71′
MINUTE PAS MINUTE
4’ Arlind Ajeti gabon në kontrollin e topit, duke i dhënë mundësinë Elionusin që të ketë mundësinë për të goditur në hyrje të zonës, por goditja e tij përfundoi ngjitur me shtyllën.
10’ Norvegjia është sërish pranë golit, pasi portieri Strakosha del nga porta në mënyrë të gabuar duke i dhënë mundësinë Xhonson nuk përfiton
25’ Nordikët vijojnë të jenë dominues deri më tani duke qenë superior në aksionet sulmuese. Elionusi kontrollon mjaft mirë topin brenda zonës, por goditja e tij është për t’u harruar
29’ Tjetër gabim në mbrojtje i Kombëtares sonë. Meling shfaqet përballë Strakoshës, por tentativa e tij ndalet mjaft mirë nga portieri i talentuar
34’ Kuqezinjtë japin sinjalin e parë të rrezikshëm me një dalje të shpejtë të Grezdës në krahun e djathtë, por pasimi i tij është i gabuar për Sadikun
40’ Ajeti bëhet shpëtimtar duke devijuar një top që po shkonte në këmbët e Johnsen në një pozicion shumë të favorshëm brenda zonës.
45’ Ndërrim i detyruar te kuqezinjtë tanë, teksa Qaka është dëmtuar duke u zëvendësuar nga Keidi Bare
46’ Pjesa e dytë nis me një zëvendësim, largohet Roshi dhe futet në fushë Balaj
54’ Shqipëria ka mundësinë e parë për shënim, pas një goditje nga këndi. Sadiku kërcen mjaft mirë, por tentativa e tij përfundon shumë pak lart traversës së portës së nordikëve
56’ Norvegjia kundërpërgjigjet menjëherë me një mundësi shumë të pastër për shënim, por Elionusi nuk arrin që të mposhtë portierin Strakosha
56’ Lajme aspak të mira te kuqezinjtë, pasi dëmtohet edhe Elseid Hysaj në gjurin e djathtë. Vendin e mbrojtësit tonë e zë Lika, ndërkohë që Panuçi nxjerr nga fusha edhe Sadikun, duke aktivizuar Lilën.
69’ Shqipëria ka dy mundësia shumë të mira shënimi me Ajetin dhe Xhakën, por që nuk shfrytëzohen
71’ GOL– Norvegjia kalon në avantazh. Pas një goditje nga këndi, Rosted devijon topin me kokë, duke mposhtur portierin Strakosha
79’ Eros Grezda godet nga distanca, por sërish mbi traversë. Kuqezinjtë po kërkojnë të zhvendosen në zonën norvegjeze për të gjetur të paktën golin e barazimit
KOHA JONË SONDAZH

