Shqipëria do të gjykohet nga një skocez ndaj Islandës, Kosova nga një italian

Skocezi Bobby Madden do të vendosë drejtësi në sfidën mes Islandës dhe Shqipërisë, e planifikuar për t’u zhvilluar mbrëmjen 8 qershorit në Reikjavik.

40-vjeçari mban stemën e FIFA-s që prej vitit 2010 dhe do të asistohet në këtë takim nga 3 arbitra të tjerë skocezë, Douglas Ross dhe David Roome anësorë, si dhe Donald Robertson i katërt.

Ndërkohë janë caktuar arbitrat edhe për ndeshjen derbi të Ballkanit, mes Malit të Zi dhe Kosovës, që do të luhet në stadiumin bosh të Podgoricës, pasi tifozëria vendase është e dënuar. Në Podgoricë, drejtësi do të vendosë arbitri i mirënjohur italian, Daniele Orsato, i cili do të asistohet nga Lorenzo Manganelli, Giorgio Peretti dhe Michael Fabri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?