FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shqipëria humbet një vend në renditjen e FIFA-s, Kosova vijon ngjitjen

FIFA ka publikuar renditjen mujore të kombëtareve të botës. Në krye të klasifikimit aktual është Belgjika, e ndjekur nga Franca, që bën pjesë në grupin tonë eliminator, dhe Brazili. Sa i përket Shqipërisë së drejtuar nga Edoardo Reja, ajo ka zbritur një vend në krahasim me muajin e kaluar.

 

Tashmë kuqezinjtë mbajnë vendin e 65-të, teksa zhvilluan dy ndeshje zyrtare së fundi, ndaj Turqisë në Stamboll dhe Moldavisë, në fushën e kësaj të fundit. Në të parën humbi minimalisht, në minutat e fundit, ndërsa në të dytën fitoi pastër, 4-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qasje pozitive ka Kosova në këtë përditësim klasifikimi të bërë nga FIFA. “Dardanët” e shohin veten 4 vende më lart, të 114-t, pas fitoreve me Gjibraltarin dhe Malin e Zi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?