Shqipëria kërkon fitoren në Ishujt Faroe, ja formacionet e mundshme

Shqipëria është në kërkim të një misioni historik, për t’u kualifikuar për herë të dytë në Europian. Sonte në mbrëmje në Ishujt Faroe fitorja është detyrim për të mbajtur gjallë shpresat. Në stadiumin Torsvollur 6 500 vendësh, kuqezinjtë do të synojnë që të përsërisin formën e mirë si në duelin ndaj Moldavisë.

Edhe pse përfaqësuese e një vendi të vogël, Ishujt Faroe dinë të bëjnë surpriza, kanë barazuar me Moldavinë në këtë fushatë, ndalën në Prishtinë edhe Kosovën, ndërsa në Nations League ditën të merrnin një fitore ndaj Turqisë.

Ndaj Moldavisë formacioni kuqezi demonstroi se di të çajë edhe skuadrat e orientuara drejt mbrojtjes, edhe pse zgjidhja erdhi falë iniciativave individuale të Asanit e Nedim Bajramit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacionet e mundshme:

Swiss Digital Mobile Reklama

Ishuj Faroe: Lamhauge; Joensen, Faero, G. Vatnhamar, Davidsen; Mikkelsen, S. Vatnhamar, Andreasen, Hendriksson; Edmundsson, K Olsen

Shqipëria: Berisha, Mitaj, Djimsiti, Ismajli, Hysaj, Bare, Asani, Bajrami, Ramadani, Uzuni, Cikalleshi.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?