Shqipëria merr një tjetër medalje në Europianin e Peshëngritjes, këtë herë nga Samoel Rrasa

Shqipëria merr tjetër medalje në Europianin e Peshëngritjes, që po zhvillohet në Moldavi. Samoel Rrasa arriti që të renditej në vendin e tretë në stilin e shkëputjes, me 116 kilogramë të ngritura.

Djaloshi 15-vjeçar mori medaljen e bronzit në këtë stil, duke e ngritur në katër numrin e medaljeve të fituara nga kuqezinjtë.

Këtë të martë Enkileda Carja u shpall kampione absolute e Europës, duke fituar tre medalje të arta në konkurrimin për femra, në peshën deri 59 kg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?