Shqipëria ngjitet me 3 vende në renditjen e FIFA-s pas dy fitoreve këtë muaj

Placeholder Image

Shqipëria mori dy fitore këtë muaj në kualifikueset e Europianit, duke u ngjitur për momentin në vendin e dytë në grup. Këta suksese do të shërbejnë dhe për t’u përmirësuar në renditjen botërore.

Kuqezinjtë janë ngjitur me 3 shkallë në klasifikimin e FIFA-s të përditësuar këtë të enjte, duke u renditur aktualisht në vendin e 65-të në botë. Kuqezinjtë lënë pas Maqedoninë e Veriut dhe Islandën, pikërisht falë fitoreve ndaj Moldavisë (2-0) dhe Ishujve Faroe (1-3).

Ngjitja në fakt nuk është e madhe dhe për shkak të kundërshtarëve që ishin të një niveli më të ulët Në shtator kalendari do të jetë më delikat, luajmë me Çekinë në datën 7 në transfertë, dhe me Poloninë tri ditë më pas në “Air Albania”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?