Shqipëria sfidon Çekinë në shtator, Duka takon Ambasadorin çek në vendin tonë

Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator, një ndeshje që do të vendosë shumë për ecurinë e kualifikueseve. Ditën e sotme për t’i paraprirë këtij dueli, kreu i FSHF, Armand Duka ka pasur një takim me Ambasadorin çek në Shqipëri, Karel Urban ku u shpreh se do të jenë dy duele të bukura.

“Sot pata një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban. Diskutuam së bashku për zhvillimin e futbollit në vendin tonë dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”.

Mund të jetë një imazh i 2 persona, persona që luajnë futboll, njerëz që luajnë futboll dhe teksti që thotë "URBAN 14"

Swiss Digital Desktop Reklama

Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa unë nga ana ime e sigurova se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu, folëm edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit”, shkruhet në reagimin e Dukës. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?