FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Shqiponja” e Xhakës dhe Shaqirit, reagon Duka: Kërkesa e serbëve është qesharake!

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, e ka quajtur qesharake dhe primitive kërkesën e serbëve për të hetuar festimin e golave nga ana e futbollistëve të Zvicrës me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Me anë të një postimi në Facebook, Duka shkruan se mënyra se si feston është e drejtë e çdo futbollisti:

Ja postimi i Dukës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të Botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i Shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të Botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kërkesa për investigim në FIFA për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive. Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?