“Shqiptar tipik”, Mustafi bllokon autobusin me Ferrarin luksoz në Londër
Shqiptarët njihen si shoferë që shpesh herë shkelin rregullat e qarkullimit rrugor duke u bërë pre e gjobave të ndryshme. Në vendin tonë nuk janë të pakta rastet kur parkohen makinat vend e pa vend, por kjo nuk do të thotë se nuk ndodh edhe jashtë një gjë e tillë.
Një qytetar në Londër ka filmuar sot para një ore Shkodran Mustafin, i cili ka bllokuar një autobus linje në Londër, pasi ka parkur në korsin e gabuar makinën e tij Ferrari.
Tri policë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që nuk duhet ende masa që është marrë ndaj Mustafit. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

