FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Statistikat/ Shtatori muaj i mbarë për Francën, Shqipëria shpreson te barazimi pa gola

Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje ndaj Francës, në një ndeshje shumë të vështirë për kuqezinjtë tanë. Mediat franceze së fundmi kanë publikuar një artikull për ecurinë e “trikolorëve” gjatë muajit shtator. Nën drejtimin e Didier Deschamps, Franca nuk njeh asnjë humbje gjatë këtij muaji duke pasur një ecuri fantastike.

 

Strategu i njohur ka marrë drejtimin e Francës që nga viti 2012, duke njohur vetëm rezultate pozitive në muajin shtator: 8 fitore, 5 barazime dhe asnjë humbje. Gjelat nuk kanë humbur asnjë ndeshje që nga shtatori i vitit 2008, ndërkohë që kanë njohur vetëm një disfatë 3-1 në Austri nën epokën e Raymond Domenech.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshjet më të këqija- Nën drejtimin e Deschamps, sfida më e dobët mund të cilësohet barazimi 0-0 ndaj Luksemburgut në vitin 2017. E njëjta gjë ndodhi edhe një vit më vonë, kur u ndalën në shtëpi ndaj Bjellorusisë në Borisov (0-0), dhe ndaj Gjerorgjisë (0-0) në 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Bilanci i Francës në shtator, nën drejtimin e Didier Deschamps

2018: 0-0 kundër Gjermanisë dhe 2-1 kundër Holandës (Liga e Kombeve)

2017: 0-0 kundër Luksemburgut (kualifikimet për Kupën e Botës)

2016: 0-0 kundër Bjellorusisë (kualifikuese për Kupën e Botës), fitore 3-1 ndaj Italisë (miqësore)

2015: 2-1 kundër Serbisë (miqësore) dhe fitore 1-0 ndaj Portugalisë (miqësore)

2014: 1-1 në Serbi (miqësore) dhe 1-0 kundër Spanjës (miqësore)

2013: 4-2 fitore në Bjellorusi dhe 0-0 në Gjeorgji (kualifikuese për Kupën e Botës)

2012: 3-1 kundër Bjellorusisë dhe fitore 1-0 në Finlandë (kualifikuese për Kupën e Botës)

 

Bilanci i trajnerëve të tjerë në muajin shtator

Laurent Blanc (2010-2012): 3 fitore, 1 barazim

Raymond Domenech (2004-2010): 6 fitore, 4 barazime, 2 humbje

Zhak Santini (2002-2004): 3 fitore.

Roger Lemerre (1998-2002): 1 fitore, 3 barazime, 1 humbje.

Aimé Jacquet (1994-1998): 1 fitore, 1 barazim.

/Rozalb Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?