FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Shtohen “hallet” e Gattuso-s, Disiplina dënon 3 javë yllin brazilian

Paqueta i ka kushtuar shtrenjtë kartoni i kuq në sfidën e së hënës ndaj Bolognës. Komisioni i Disiplinës ka skualifikuar brazilianin për tre ndeshje, duke i dhënë fund këtij sezoni, pasi kanë mbetur edhe 3 javë.

Mesfushori brazilian është dënuar me javë për shkak se ishte në listën e futbollistëve me karton të verdhë, ndërkohë që i janë shuar edhe dy javë për shkak se “ka goditur në dorë arbitrin e ndeshjes në momentin që po protestonte”.

Ky është një tjetër lajm aspak i mirë për kuqezinjtë, pasi Paqueta, ishte një ndër elementët më të spikatur edhe në sfidën e djeshme, vendimtar në golin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?