Shuplaka ndaj volejbollistes, trajneri Zenga: Kërkoj falje, kush merret me sport më kupton

Romeo Xenga ka kërkuar ndjesë publike për shuplakën ndaj volejbollistes Rovena Goga. Videoja ku trajneri i ekipit U18 të Korça Volley shihet duke goditur lojtaren e tij, është kthyer virale në rrjet.

Federata Shqiptare e Volejbollit njoftoi se do t’i heqë licencën trajnerit duke e përjashtuar përgjithmonë nga e drejta për të ushtruar profesionin e tij.

Sipas Komitetit Ekzekutiv të Federatës, Xega ka qenë edhe herë të tjera subjekt i Disiplinës. Tani është përjashtuar përgjithmonë me arsyen se dëmton imazhin e volejbollit shqiptar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jo vetëm Rovena Gogën, Xega ka goditur edhe Aleksia Saqellarin, tjetër volejbolliste e Korça Volley. Në një prononcim për Top Channel, trajneri deklaroi:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ishte një moment emocional, i ngarkuar nga adrenalina dhe finalja. Kush merret me sport e kupton. Kur e sheh duket pak e ekzagjeruar.

Kërkoj falje nëse kam prekur ndokënd, por me vajzat e familjarët e tyre kemi marrëdhënie shumë të mira.

Ka qenë një veprim shumë i nxituar, pasi duhet të ishim pyetur për ngjarjen ne, vajzat apo familjarët e tyre”, u shpreh Xega.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?