Si në Serbi-Shqipëri, droni ndërpret ndeshjen e Europa League (VIDEO)

5 vite më parë, Ballist Morina uli një dron me një banderolë me simbolet shqiptare dhe mbishkrimin “Autochtonous” në stadiumin e Beogradit, ku po luhej sfida eliminatore e Euro 2016-ës mes Serbisë dhe Shqipërisë, duke bërë që ndeshja të ndërpritej dhe më pas të jepej fitorja 3-0 për kuqezinjtë.

 

Image

Swiss Digital Desktop Reklama

NJë skenë e njashme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Luksemburg, ku skuadra vendase Dudelange po luante përballë azerëve të Qarabagut, sfidën e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një dron me flamurin e Armenisë është ulur në mesin e fushës, në minutën e 30-te, menjëherë sapo Qarabag kishte shënuar golin e dytë, duke çuar rezultatin 0-2, teksa ky gjest u pa si provokim, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

Për shkak të konfuzionit të krijuar, arbitri thirri të dy skuadrat në dhomat e zhveshjes, ku pas 30 minutash pushim, u vendos që sfida të vazhdojë normalisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?