SIGAL UNIQA sponsor gjeneral i Vllaznisë, Ponari: Jam mësuar të bashkëpunoj me kampionë!

“Unë gjithmonë ëndërroj që të jetë kampion. Kështu që uroj, që si SIGAL është kampion ashtu të jetë edhe Vllaznia. Sepse unë jam mësuar të bashkëpunoj vetëm me kampionë”.

Kështu u shpreh Avni Ponari, CEO i SIGAL UNIQA Group Austria, teksa bëri prezantimin zyrtar të kompanisë që ka themeluar dhe drejton si sponsor gjeneral të Klubit të Futbollit Vllaznia për sezonin futbollistik 2023-2024.

Zyrtarizimi i marrëveshjes së bashkëpunimit u bë në një ceremoni të zhvilluar në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi” ku morën pjesë zyrtarë të klubit, drejtues të institucioneve lokale, ish futbollistë të Vllaznisë dhe tifozë të shumtë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Realizova një ëndërr. Duke qenë sponsor zyrtar, SIGAL UNIQA, një kompani tashmë e njohur shqiptaro-austriake që është prezente në 17 shtete të Europës, jemi të lumtur që jemi pjesë e një grupimi kaq të madh e të fuqishëm, i mbështetur nga thuajse gjysma e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vllaznia është ekipi më i vjetër në Shqipëri. Një ndër ekipet më të konsoliduara dhe të mira. Unë gjithmonë ëndërroj që të jetë kampion. Kështu që uroj, që si SIGAL është kampion ashtu të jetë edhe Vllaznia. Sepse unë jam mësuar të bashkëpunoj vetëm me kampionë. Siç është SIGAL Prishtina, Valbona dhe ekipe të tjera që janë kampionë të Shqipërisë, Kosovës dhe Ballkanit”, u shpreh Ponari.

Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri u shpreh shumë krenar për këtë bashkëpunim duke qenë të sigurtë se, me mbështetjen e “SIGAL UNIQA”, Vllaznia do të ecë drejt suksesit.

“Është me të vërtetë një kënaqësi. Duke parë kontributin e SIGAL UNIQA në të gjitha rajonin, në shumë sporte. Kjo falë edhe Avni Ponarit, i cili është njeri me zemër të madhe. Dhe për sportin në përgjithësi ai ka dhënë shumë. Duke nisur me basketbollin, në Kosovë gjithashtu, në Shqipëri te Kombëtarja.

Dhe së fundmi ne tashmë kemi arritur një marrëveshje sponsorizimi për ekipin e futbollit Vllaznia. Uroj të sporti dhe biznesi të trajtohen në mënyrën e duhur. Gjithmonë ato shërbejnë për të arritur ato rezultate që secili pret. Jam shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim”, u shpreh Xhaferri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?