FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

S’ka asnjë surprizë, ja formacioni i Contes ndaj Lecces

Antonio Conte do të debutojë për herë të parë në një ndeshje zyrtare në krye të Interit në Seria A. Klubi zikaltër pas pak minutash do të sfidojë Lecce-n në një “San Siro” që do të jetë i tejmbushur.

 

Asnjë surprizë në formacion, strategu italian ka konfirmuar zgjedhjet e pritshme. Në fushë nga minuta e parë do të jetë Handanovic në portë. Në mbrotje, do të jetë trinomi Skriniar, De Vrij dhe D’Ambrosio. Në mesfushën e mbipopulluar do të debutojë Sensi, me Brozovic dhe Vecino në qendër, ndërkohë që Asamoah dhe Candreva formojnë krahët e mesfushës. Sulmi do të formohet nga Lukaku dhe Martinez, teksa belgu do të debutojë për herë të parë në një sfidë zyrtare me zikaltërit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lecce rikthehet në elitën e futbollit italian, me të gjitha shpresat se Lapadula do të surprizojë Interin. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?