S’ka dalë kurrë nga fusha, ja lojtari më besnik i Rejës
Trajneri Edoardo Reja e ka një futbollist besnik, i cili nuk ka munguar asnjë minutë deri më tani. Bëhet fjalë për Ardijan Ismajlin. 23-vjeçari është aktivizuar titullar në të 5-ta sfidat që tekniku 74-vjeçar ka drejtuar Kombëtaren shqiptare, duke qëndruar në fushën e blertë gjatë gjitha ndeshjes.
Ismajli u thirr në Kombëtare, nga trajneri Christian Panucci, teksa është shndërruar në liderin e mbrojtjes për kuqezinjtë e Rejës. Në total 23-vjeçari numëron 783 minuta me fanellën e Shqipërisë, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e 21-vjeçarëve të Kosovës, ku ishte dhe kapiten.
KOHA JONË SONDAZH

