S’ka fitues në Derbin e Romës, 6 shtylla dhe vetëm 2 gola (VIDEO)

Lazio dhe Roma kanë dhuruar një ndeshje të mbushur me shumë emocione, por asnjëra prej tyre nuk ka mundur të dalë me 3 pikë nga “Olimpico”. Rezultati përfundimtar ishte 1-1, me nga një gol për pjesë dhe shumë shtylla e traversa.

 

Në minutën e 16-të, Milinkovic-Savic ndali me dorë një top në zonë, teksa për arbitrin s’ka asnjë dyshim që është penallti. Nga pika e bardhë shkon, Kolarov, i cili është shumë i saktë, duke dërguar topin në anën e kundërt të hedhjes ë Strakoshës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhekalrit reaguan mjaft mirë duke goditur shtyllën në tri raste me Parolon, Immobilen dhe Correan, por edhe Roma goditi shtylla në dy raste me Zaniolon. Në fillimin e fraksionit të dytë, Luis Alberton arrin të shënojë golin e barazimit. Deri në fund nuk do të kishte më ndryshim rezultati, teksa Roma merr pikën e dytë, ndërkohë që Lazio merr pikën e katërt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?