S’ka luajtur asnjë ndeshje me City-in, portieri transferohet për 23 milionë euro te Burnley

James Trafford do të nënshkruajë me Burnley pas finales së Kampionatit Evropian U-21. Portieri anglez, protagonist i ecurisë perfekte të “Tre Luanëve” në turneun që po zhvillohet në Gjeorgji dhe Rumani, ku do të luhet finalja ndaj Spanjës të shtunën.

Ai do të fillojë një aventurë të re, pasi Burnley do të paguajë plotë 23 milionë euro. Një shumë që mund të duket e habitshme, duke qenë se 20-vjeçari nuk ka luajtur asnjë ndeshje për ekipin e parë të Manchester City-it.

Gjithsesi është disi e justifikuar për paraqitjet që ai ka bërë në 5 ndeshjet e Europianit, ku ka mbajtur portën e paprekur. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?