S’ka rivalë, Infantino konfirmohet president i FIFA-s

Gianni Infantino konfirmohet president i Konfederatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), pas votimit unanim që u bë gjatë Kongresit të 69-të të këtij institucioni të mbajtur në Paris.

Infantino, që për herë të parë e mori drejtimin e qeverisë së futbollit ndërkombëtar në vitin 2016, pas largimit të Sepp Blatter, ishte kandidatura e vetme në këto zgjedhje, duke fituar kështu një mandat të dytë 4-vjeçar, deri në vitin 2023.

Në fjalën e tij përpara votimit, Gianni Infantino theksoi se FIFA është kthyer në një institucion të besueshëm. Ai shtoi se, tashmë askush nuk flet për krizën, për rindërtimin e FIFA-s, skandalet, korrupsionin, por vetëm për futbollin. Në të njëjtën kohë, Infantino konfirmoi se Botërori i vitit 2026 do të jetë një turne me 48 skuadra.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?