S’ka shtesë në finalen e Superkupës së Europës, ky është vendimi i UEFA-s

Placeholder Image

Manchester City dhe Sevilla do të përballen me njëra-tjetrën më 16 gusht në finalen e Superkupës së Europës në Athinë. Finalja do të vijë me një ndryshim nga finalet e viteve të shkuara.

UEFA ka vendosur që në këtë përballje të mos ketë kohë shtesë. Në rast se skuadrat barazojnë në kohën e rregullt prej 90 minutash, do të shkojnë menjëherë në goditjet e penalltive dhe jo në 30 minuta kohë shtesë.

Manchester City u shpall kampion i Europës duke mposhtur minimalisht me shifrat 1-0 Interin në finale. Sevilla arriti të triumfojë ndaj Romës në goditjet e penalltive në finalen e Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?