Skena lufte në Porto, anglezët përplasen me policinë (video)
Skena të frikshme ato që vijnë nga Portugalia.
Rreth 20.000 mijë tifozë të Anglisë kanë udhëtuar drejt qytetit, Porto, një udhëtim që nuk ka shkuar ashtu siç duhet. Vetëm pak orë para ndeshjes gjysëmfinale të Ligës së Kombeve kundër Holandës, ata kanë shkaktuar trazira, duke vendosur në panik qytetarët e Portos.
Shishe dhe flakadanë drejt policisë portugeze, e cila mori masa kundrejt tifozëve të dhunshëm. Uniformat blu përdorën gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, e cila pritet të jetë e shumtë deri në mbrëmje, kur do të zhvillohet edhe takimi me Tulipanët.
Ende nuk flitet për të arrestuar, por sipas të gjitha gjasave, të shumtë janë ata tifozë që kanë përfunduar në qeli.

KOHA JONË SONDAZH

