FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skena të frikshme në Bundesligë, ultrasit futen në fushë gjatë derbit (VIDEO)

Derbi ndërmjet Union Berlin dhe Hertha Berlin ka prodhuar një episod të rëndë. Atmosfera në stadium ishte me të vërtetë elektrizuese, siç i ka hije një derbi, aq më tepër që ky mund të quhet edhe më shumë se një derbi.

 

Ndeshja nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të  mundshme, teksa disa tifozë ultras të vendasve, janë futur në fushë, me qëllimin  për të shkuar në drejtim të kundërshtarëve. Në rast se ata do t’ia dilnin të shkonin te tifozët kundërshtarë, atëherë mund të kishim një sherr shumë të madh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata që e kanë ndaluar këtë kanë qenë pikërisht lojtarët vendas, ndërkohë që më aktivi ishte portieri i cili për pak sa nuk u konfliktua me tifozët e tij për shkak të sjelljes së tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?