FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu-Laçi çel sezonin e ri, Superkupa e Shqipërisë luhet me 16 gusht

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit miratoi datat dhe kalendarin për sezonin e ri futbollistik 2015-2016, për Kategorinë Superiore, Kategorinë e Parë, Kategorinë e Dytë dhe kampionatet e moshave U-17 dhe U-19. U miratua gjithashtu skema dhe datat e Kupës së Shqipërisë.

Sezoni i ri futbollistik, do të çelet me finalen e Superkupës së Shqipërisë Skënderbeu-Laçi, që do të zhvillohet më 16 Gusht

Më 22 Gusht do të luhet java e parë e Kategorisë Superiore. Sipas kalendarit, Superiorja do të ulë siparin me javën e fundit më 21 Maj të 2016.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshjet e Kupës së Shqipërisë do të nisin më 28 Shtator, ndërsa finalja e këtij kompeticioni është parashikuar të zhvillohet më 26 Maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komiteti Ekzekutiv i FSHF, ka miratuar gjithashtu edhe një fond ndihme financiare për Komitetin Olimpik Special Shqiptar, që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike për këtë kategori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?