FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skënderbeu merr një barazim dramatikë në Durrës, shënon në shtesë (VIDEO)

Skënderbeu ka arritur që t’i rrëmbejë Teutës një barazim spektakolar në kohën shtesë. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll në shifrat 2-2, teksa ndeshja ishte e një ritmi të kënaqshëm, por nuk munguan as episodet e kontestueshme.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, gjyqtari Kola dha një penallti pas një prekje të topit me dorë të Radas brenda zonës. Nga pika e bardhë shkoi Kallaku, i cili nuk do të gabonte.

Durrsakët kërkojnë që të ruajnë rezultatin, por gjetën edhe të dytin në minutën e 61-të me Traore, i cili ndërmerr një aksion personal dhe mposht portën e mbrojtur nga Dajsinani. 8 minuta më vonë Muzaka rindezi shpresat për skuadrën e tij, ndërkohë që në kohën shtesë, një ish-lojtar i Teutës, Gripshi është në kohën dhe në vendin e duhur në minutën dytë shtesë për të shënuar me të majtën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?