Skënderbeu publikon dokumentin e betejës finale në CAS
Zhurma mediatike e ditëve të fundit në lidhje me gjyqin në CAS ka bërë që në Korçë të ketë shumë tension e pikëpyetje.
Kjo ka detyruar Skënderbeun që jo vetëm të dalë me një sqarim ku bën të ditur se gjyqi në CAS është në 16-17 prill, por gjithashtu të publikojë edhe korrespondencën me Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, për të shuar një herë e mirë spekulimet.
Sipas dokumentit të publikuar nga klubi korçar, muajin e ardhshëm është në plan përballja me UEFA-n në CAS, ku Skënderbeu do të mundohet të anulojë ose reduktojë përjashtimin 10-vjeçar nga kupat e Europës.

KOHA JONË SONDAZH

