Skënderbeu reagon në rrjetet sociale për çështjen e saj në CAS

Klubi i Skënderbeut është në pritje prej shumë kohësh të një vendimi nga CAS, teksa në orët e fundit është folur shumë për çështjen e korçareve, pasi ende nuk ka dalë asnjë datë se kur mund të jepet vendimi. Klubi bardhekuq ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke sqaruar situatën.

SQARIM PUBLIK:

Klubi i Futbollit “Skënderbeu” është i detyruar të sqarojë të gjithë dashamirësit e ekipit dhe ata që duan të dinë më shumë për vendimin që ne presim nga CAS-i. Të gjitha ato që fliten së fundi në ambientet futbolldashëse, në mediat e shkruara dhe elektronike, por edhe në të gjitha rrjetet sociale janë vetëm thashetheme dhe asgjë më shumë se kaq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi mësuar prej shumë kohësh me këto thashetheme dhe ne u themi të gjithë tifozëve që të qëndrojnë me “këmbë në tokë”. Të vetmet sqarime zyrtare dhe reale mund ti gjeni vetëm në faqen tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ju njoftojmë se Seanca Dëgjimore në CAS do të jetë në datën 16 prill 2019 dhe sigurisht do të presim të qetë këtë ditë dhe bashkë me të edhe vendimin zyrtar. Jemi të qetë dhe të bindur që ne do të dalim fitimtarë në fund, por na vjen keq për thashethemet e fundit dhe ishim të detyruar për këtë sqarim.

Faleminderit për mirëkuptimin!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?