Skriniar rikthehet nga dëmtimi, por “përçan” tifozerinë zikaltër

Sezoni internist për Milan Skriniar nuk ka përfunduar. Mbrojtësi sllovak sipas mediave italian do të jetë gati për ndeshjen në kampionat ndaj Torinos dhe më pas dhe për finalen e Champions League, kundër City-it më 10 qershor.

Megjithatë rikuperimi i Skriniar ka ndarë tifozerinë zikaltër, pasi pjesa më e madhe e tyre, nuk ia falin ende faktin që zgjodhi të largohet me parametra zero drejte PSG-së dhe nuk duan ta shohin më në fushë.

Në një sondazh të organizuar në mediat italiane, më shumë se 63% e pjesëmarrësve kanë votuar kundër aktivizimit të Skriniar në këto ndeshje, duke theksuar se ai “braktisi” skuadrën prej muajit shkurt dhe zgjodhi PSG-në. Gjithsesi Inzaghi me shumë mundësi do i jap shansin që të luajë ende dhe disa minuta ndaj Torinos dhe më pas do të shohë formën që do të tregojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?