FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Skuadra katalanase “çmend” Kinën për arsyen e veçantë

Transferimi i Wu Lei te Espanyol ka shkaktuar bujë në vendin e tij, Kinë, me “Espanyolmania” që ka përfshirë të gjithë lajmet sportive të vendit aziatik. Përveç rezultateve të takimeve të La Liga, një minutazh i veçantë i kushtohet edhe karrierës së Lei te katalanasit.

Madje, disa nga redaksitë në Kinë kanë nisur të zbukurojnë studiot e sportit me ngjyrat blu dhe të bardhë, ngjyrat karakteristike të Espanyol, ndërsa një prezantuese ka shkuar më tej. Ajo ka prezantuar lajmet e sportit e veshur me uniformën e skuadrës së Lei.

Ai debutoi kundër Real Valladolid në futbollin spanjoll, me takimin që u pa nga më shumë se 25 milionë njerëz në Kinë. Për më tepër, më shumë se 11 milionë kërkuan emrin e Lei në motorin kërkimor kinez, Baidu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?