Skuadrat e Ballkanit bëjnë ligjin në Champions, kualifikohen të 3-ja për në grupe
Olympiacos, Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezda janë tri skuadrat që kanë siguruar një vend për në fazën e grupeve të këtij edicioni në Champions League.
Pas fitores me poker në duelin e parë, skuadra greke ka fituar edhe në Rusi, 2-1 ndaj Krasnodar, me dy gola të shënuar nga El Arabi. Dinamo Zagreb u kënaq me një barazim 1-1 ndaj Roseborgut, pasi kishte fituar 2-0 ndeshjen e parë.
Më interesante dhe më e hapur ishte dueli mes Crvena Zvezdës dhe Young Boys i mbyllur në barazim 1-1. Në grupet e Championsit kaloi skuadra serbe, për shkak të barazimit 2-2 në ndeshjen e parë dhe për shkak të rregullit në fushë kundërshtare janë ata që kualifikohen. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

