S’mjafton Salah, Arabia mund Egjiptin në “frymën e fundit” (VIDEO)

Egjipti e mbyll në mënyrën më të keqe të mundshme Kupën e Botës në Rusi. Skuadra ku luan edhe Mohamed Salah është mposhtur 2-1 nga Arabia Saudite, duke e mbyllur në vendin e fundit në grupin A.

Sulmuesi i Liverpulit hapi serinë e golave në minutën e 22-të, me një ekzekutim të bukur, por Arabia Saudite reagoi mjaft mirë, duke humbur një penallti në minutën e 41-të, që u prit nga portieri më i vjetër i historisë së Botërorit, dhe në minutën e 6-të shtesë shënoi nga pika e bardhë me Al Faraj. E njëjta gjë ndodhi edhe në pjesën e dytë, teksa në minutën e 5-të shtesë, ishte Al Dawsari, që shënoi golin e fitores historike. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?