Solskjaer “harron” që Xhaka është shqiptar: Duhet të jetë brazilian
Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka mbrojtur portierin e tij në golin e parë të shënuar nga David de Gea. Mesfushori me origjinë shqiptare shënoi me një “predhë” të vërtetë nga distanca duke lënë në vend portierin spanjoll.
“Nuk mund ta cilësoj si një gabim. Ai (Xhaka) mund të jetë brazilian sepse mënyra se si godet topin dhe ndryshoi drejtim në ajër, detyroi De Gean që të shkonte nga e majta ndërkohë që topi në anën tjetër.
De Gea është i zhgënjyer sa herë që pëson gol, pasi është i një niveli të lartë. Topi mori një trajaktore të çuditshme, por dhe ne ishim të ngadaltë në lojën tonë”, deklaroi strategu norvegjez në një intervistë për mediat angleze. /Rozalb Lika-Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

