Sonte luhet finalja e Europa League/ Përballë janë të “pathyeshmit” Mourinho dhe Sevilla

Sonte në mbrëmje do të luhet finalja e Europa League, teksa në Budapest do të vendosen përballë Roma e Mourinhos dhe “specialistët” e këtij kompeticioni, Sevilla.

Spanjollët e Sevillas janë rekordmenët e këtij kompeticioni duke fituar 6 trofe, më shumë se kushdo tjetër. Ekipi spanjoll i ka fituar të gjitha finalet, në të cilat ka luajtur.

“The Special One” nga ana tjetër nuk ka humbur asnjë finale në tre kompeticionet Europiane. Në 5 trofe të fituar, 2 janë të Europa League me Porton dhe Manchester United, 2 të Champions League me Porton dhe Interin dhe e fundit është finalja e Tiranës që me Romën e tij rrëmbeu trofeun e Conference League.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu do të jetë një mbrëmje vendimtare se kush do të thellojë rekordin dhe kush duhet të ndalet në finalen e sotme. Sevilla do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, ndërkohë që te Roma është në dyshim Dybala, i cili nuk është rikuperuar në 100 për qind nga dëmtimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mungesë e sigurt për Jose Mourinhon do të jetë Marash Kumbulla që ka mbyllur sezonin disa javë më parë për shkak të një dëmtimi.

Formacionet e mundshme

Sevilla

Roma

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?