SPAL-it s’i mjafton super Berisha, Bologna fiton për Mihajlovic (VIDEO)

Etrit Berisha vazhdon të shkëlqejë te skuadra e SPAL, duke qenë protagonist me shumë pritje fantastike, por mbrëmjen e sotme nuk kanë mjaftuar.

Në sfidën e parë të javës së dytë, Bologna triumfoi me rezultatin minimal 1-0 përballë Spalit në “Dall’ Ara”, falë një goli të shënuar nga Roberto Soriano vetëm në minutën e 93-të të takimit.

Pas paraqitjes mjaft të mirë në start përballë Atalantës, Berisha bëri të njëjtën gjë edhe mbrëmjen e sotme, duke shmangur golin e vendasve në të paktën 4-5 raste, por nuk mundi të bëjë asgjë në gjuajtjen e Sorianos me kokë, me topin që shkoi në cepin e portës dhe u ndal në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?