Spalletti: Milani një skuadër fantastike, arbitri e teproi me kartonin e kuq

Milani mori një fitore minimale në çerekfinalen e parë ndaj Napolit. Trajneri i napolitanëve e ka pranuar disfatën, teksa nuk i ka kursyer elozhet për kuqezinjtë.

“Kishim një qëndrim të mirë në fushë, u përpoqëm ta luanim ndeshjen edhe me 10 lojtarë. Urime Maignan për atë që bëri, ata janë një ekip i mrekullueshëm. Loja është ajo që duhej të bënim dhe ajo që prisja të bënim.

Bravo për djemtë. Çdo mungesë është e rëndë në këtë pikë, por kemi edhe lojtarë që mund të bëjnë mirë si zëvendësues. Kam gjetur përsëri Napolin më të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kartoni i kuq i Anguissa? Ishte planifikuar ta zëvendësoja, po shikoja se kush ishte lojtari që do të do të plotësonte treshen e zëvendësimeve. Keqardhja është se ai humbi dy minuta për të thënë se kush ishte i fundit që do të zëvendësohej. Arbitri mendoj se u nxitua me kartonin, Krunic bëri 4-5 faulle dhe nuk u ndëshkua me të kuq.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne jemi një ekip që duhet të stërvitemi në karakter, por kemi cilësi shumë të mira. Ndonjëherë jemi të ndryshëm ndaj situatave të caktuara që i krijojmë vetë”, u shpreh Spalletti

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?